Sali takon strukturat e VLEN-it në Dollnen, diskuton zhvillimet politike dhe sfidat e radhës

Maqedonia

Sali takon strukturat e VLEN-it në Dollnen, diskuton zhvillimet politike dhe sfidat e radhës

Nga: A.M. Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 10:41
Bekim Sali gjatë takimit me strukturat e VLEN-it në Komunën e Dollnenit.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, gjatë vizitës në Komunën e Dollnenit ka zhvilluar një takim me strukturat e koalicionit VLEN, ku është diskutuar për zhvillimet aktuale politike, angazhimin e përbashkët dhe sfidat që i presin në vazhdim.

Përmes një postimi në Facebook, Sali ka bërë të ditur se takimi ishte mundësi për të dëgjuar nga afër aktivistët, për të shkëmbyer ide dhe për të forcuar bashkëpunimin mes strukturave.

Ai ka vlerësuar energjinë dhe përkushtimin e aktivistëve, duke i cilësuar ato si dëshmi të vullnetit dhe përgjegjësisë për të vazhduar punën në shërbim të qytetarëve.

“Me besim, vendosmëri dhe të bashkuar, vazhdojmë përpara. Sepse VLEN është një!”, ka shkruar Sali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat