Mot i ndryshueshëm, priten reshje shiu dhe erëra të forta në disa pjesë të vendit

Maqedonia

Mot i ndryshueshëm, priten reshje shiu dhe erëra të forta në disa pjesë të vendit

Nga: Bota sot Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 09:53
Fotoilustrim

Moti gjatë ditës do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, kryesisht në pjesët perëndimore dhe verilindore.

Në mëngjes dhe në fillim të pasdites parashikohen vranësira, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të lehta deri në mesatare.

Era do të fryjë me intensitet të dobët deri mesatar, ndërsa në disa zona të pjesës perëndimore pritet të jetë herë pas here e fortë, nga drejtimi i perëndimit, me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.

Ndërkaq, në Shkup, në orët e hershme të mëngjesit do të ketë kushte për reshje të lehta shiu. Gjatë pjesës tjetër të ditës pritet mot me diell dhe vranësira të lehta deri mesatare, me erë të dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat