Arrestohet hajduti nga fshati Llaskarcë

Maqedonia

Arrestohet hajduti nga fshati Llaskarcë

Më: 15 janar 2021 Në ora: 13:39
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia e rajonit të Karposhit gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 21-vjeçarin B.A. nga fshati Llaskarcë i Sarajit të Shkupit.

I riu në të njëjtën ditë, respektivisht rreth orës 17:45 ka kryer vjedhje të rëndë në një objekt në një qendër tregtare.

MPB njofton se gjësendet e vjedhura janë kthyer tek pronari.

Ndërsa 21-vjeçari është arrestuar dhe pas dokumentimit të plot të rastit kundër tij do të parashtrohet padi për vjedhje, respektivisht për shkelje të nenit 236 të Kodit Penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat