“Monstra”, mbrojtja nesër thotë fjalët e fundit

Maqedonia

“Monstra”, mbrojtja nesër thotë fjalët e fundit

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 20:19
Rasti “Monstra”

Datën 3 shkurt Gjykata Penale e ka rezervuar për fjalët përfundimtare të mbrojtjes në rastin “Monstra”. Pas kësaj pritet që vendimin ta plasoj gjykatësi Ognen Stavrev. Seanca e fundit, ku u thanë fjalët përfundimtare nga prokurorja Fatime Fetai, shkaktoi një vrull të madh reagimesh në opinion. Pala mbrojtëse e zhgënjyer nga prokurorja e nga kryeministri Zoran Zaev, i cili para se të vinte në pushtet publikisht i “shfajësonte” këta të akuzuar duke thënë se padrejtësisht po qëndrojnë në burg, ndërsa pala akuzuese të kënaqur për epilogun e këtij rasti. Kësisoj ishte edhe deklarata e të parit të Prokurorisë Republikane Lubomir Joveski. Në një intervistë për “DW” ai thotë se procedura e akuzës është zhvilluar nën prova të forta dhe të pakontestueshme gjatë procedurës ligjore.

Lubomir Joveski, kryeprokurore: “Së pari, do të doja të them se perceptimi i publikut që vendimi u revokua vetëm për shkak të ekzistencës së mundshme të bisedave të përgjuara është i gabuar. Pas apelit që bënë të akuzuarit, Gjykata Supreme konstatoi se vërtetësia e fakteve vendimtare ishte e dyshimtë dhe u tha se gjatë rigjykimit është e nevojshme për rikonstruim të ngjarjes edhe nga pikëpamja e dëshmitarit të rrezikuar”.

Më datë 29 të muajit të kaluar shumë qytetarë të revoltuar nga kërkesa e prokurores Fetai, protestuan rrugëve të kryeqytetit dhe protesta e tyre kaloi në tensione mes qytetarëve dhe zyrtarëve policorë. Ndërkohë që siç shkruajnë nga MIA, gjatë ditës është marrë në pyetjes organizatori i protestës së “Monstrës” Blerim Ahmedi. Kjo pason pas deklaratës së një dite më parë të ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovskit, i cili deklaroi se ka kallëzime penale dhe kundërvajtëse në lidhje me protestën.

Përndryshe, prokurorja e lëndës Fatime Fetai, duke shpalosur fjalët përfundimtare, bazuar kryesisht në deklaratën e dëshmitarit të mbrojtur, kërkoi dënim maksimal për të akuzuarit e këtij rasti, gjegjësisht për Alil Demirin, Agim dhe Afrim Ismailoviq kërkoi dënim me burg të përjetshëm, për Fejzi Azirin 15 vite dhe për Haki Hazirin 9-10 vite heqje lirie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat