Marsh memorial për të pësuarit në tragjedinë në Llaskarcë

Maqedonia

Marsh memorial për të pësuarit në tragjedinë në Llaskarcë

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 15:24
Marsh memorial për të pësuarit në tragjedinë në Llaskarcë

Marsh memorial do të organizohet të shtunën, në dyvjetorin e aksidentit tragjik në Llaskarcë. Marsh/maratona këtë vit do të jetë 24 kilometra dhe pjesëmarrësit do të kalojnë nëpërmjet autostradës Tetovë-Gostivar.

Alpinisti sportiv Zamir Mustafai është  njëri nga iniciatorët e  marshit memorial i cili përmendi se pandemia i dikton kushtet dhe për ato arsye ka edhe ndryshim të aktiviteteve të planifikuara.

“Marsh/maratona e vitit të kaluar nga Llaskarca deri në Gostivar  ishte rreth 50 kilometra, këtë vit  e shkurtuam  por pa e humbur nga simbolika. Marshi duhet të fillojë  te rampa pagesore Tetovë dhe të përfundojë  në sheshin e qytetit në Gostivar me  ceremoni simbolike. Vëmendje të veçantë  do të përkushtojmë në sigurinë, si dhe në lidhje me  qarkullimin e komunikacionit, ashtu edhe në kuptim të mbrojtjes  nga Kovid-19, duke i respektuar rreptësishtë protokollet për ngjarje publike në hapësirë të hapur”, tha Mustafai.

Ai në emër të organizatorëve  e  përcjelli porosinë deri te institucionet kompetente  t’i ndërmarrin  të gjitha masat e domosdoshme për siguri më të madhe në komunikacionin e rrugëve dhe të mos përsëriten tragjedi të tilla.

Qytetarët dhe anëtarët e disa  klubeve sportive  me marshin duan ta shënojnë ditën tragjike dhe të solidarizohen  me familjet e viktimave dhe të ndihmojnë në tejkalimin e dhimbjes nga humbja.

Ngjarjen në mënyrë logjistike do ta mbështesë Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me  policinë dhe institucionet tjera.

Më 13 shkurt të vitit 2019 rreth orës 17:00, autobusi i kompanisë “Durmo Turs”, i cili ka transferuar udhëtarë nga Shkupi drejt Gostivarit, në fshatin Llaskarcë doli nga rruga. Në fatkeqësinë jetët i humbën 16 udhëtarë, ndërsa tridhjetë të tjerë u lënduan. Gjykimi për këtë rast zgjat ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat