Zaev e Pendarovski reagojnë ndaj kërkesave të presidentit bullgar Radev

Maqedonia

Zaev e Pendarovski reagojnë ndaj kërkesave të presidentit bullgar Radev

Më: 2 mars 2021 Në ora: 13:45
Zaev e Pendarovski reagojnë ndaj kërkesave të presidentit bullgar Radev

 Dje presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar nga shërbimet bullgare të bëjnë gjithçka që është e mundur dhe të ndërmarin masa për të mbrojtur të drejtat e bullgarëve në vendin tonë.

Për të drejtat e tyre gjithashtu reagoi edhe ministrja e punëve të jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Mirëpo këto reagime nuk u mirëpritën nga pala maqedonase. Kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti i shtetit Stevo Pendarovski shprehen se deklarimet e tyre janë përzierje në shtet të huaj dhe kjo sipas tyre nuk mund të ndodhë.

Sipas Zaev çështja e pakicave zgjidhjet pranë Këshillit të Evropës dhe nuk ndodhë që të njejtit të mos respektohen.

“Unë shpresoj se është mbledhje informative ku duan të mbledhin informacione nga qytetarë të cilët janë me përcaktim bullgar, nëse diku disa të drejta nuk njihen apo nuk respektohen. Nuk lejohet përzierje e një shteti në një shtet tjetër. Ne këtë e kemi deklaruar në marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe jo vetëm kjo, në bisedimet shkojnë edhe më tej përpara, nuk ka përzierje në pakica, sepse kjo zgjidhet pranë Këshillit të Evropës”, tha Zaev.

Nga ana tjetër gjithashtu edhe presidenti Stevo Pendarovski thotë se kjo është jashtë procedurave të brendshme të Aleancës të një vendi anëtar i NATO-s.

Ai shprehet se është diçka e pazakontë që një shef shteti të thirrë shërbimet e sigurisë e të intervenojnë në një vend tjetër.

“Krejtësisht e pazakontë dhe jashtë procedurave të brendshme të Aleancës është që një president i një vendi anëtar i NATO-s të thirrë shërbimet e sigurisë të reagojnë për shkelje të të drejtave të njerëzve në një shtet tjetër anëtar të NATO-s. REagimi i presidentit bullgar është në kundërshtim të principit bazë në politikat ndërkombëtare për mos përzierje në punët e brendshme të një shteti tjetër”, thotë Pendarovski.

Ai shprehet se nuk ka informata se janë shkelur të drejtat e popullit.

“Si shtet kandidat për anëtarësim në BE, ne me vite jemi nën monitorim të Brukselit, dhe në asnjë raport nuk janë regjistruar raste ku shkelen të drejtat e popullit”, thuhet në reagimin e presidentit Stevo Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat