OBRM-PDUKM zyrtarisht dorëzon nismë për anulimin e regjistrimit

Maqedonia

OBRM-PDUKM zyrtarisht dorëzon nismë për anulimin e regjistrimit

Më: 3 mars 2021 Në ora: 15:54
Foto

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, zyrtarisht ka propozuar nismë për anulimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë.

Nisma e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, e kombinuar me mbi 100 mijë nënshkrime, është futur në procedurë parlamentare.

Ivanka Vasilevska nga kjo parti, tha se e kanë parashikuar kaosin në procesin e regjistrimit.

“Këtij vullneti të dikujt duhet t’ia pengojmë rrugën dhe të mos lejojnë regjistrim kriminel dhe të dhunshëm. Ky kaos që na ndodh në lidhje me regjistrimin e paralajmëruam dhe e parashikuam që nga fillimi”, tha ajo.

Nga partia opozitare maqedonase thonë se nuk janë kundër regjistrimit, por janë kundër që ai të mos zhvillohet mbi normat aktuale ligjore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat