Arrestohen tre persona për marihuanë

Maqedonia

Arrestohen tre persona për marihuanë

Më: 5 mars 2021 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:50, në rrugën rajonale Tetovë-Vollkovij, në fshatin Stençetë Tetovës, pjestarët e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 19-vjeçarin M.I. dhe F.B. nga Çegrani i Gostivarit dhe një 17-vjeçar nga Forina e Gostivarit .

Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe në veturën e tyre “Volkswagen Golf” me targa Gostivarit, të cilën e drejtonte personi F.B. është gjetë marihuanë.

Çështja është duke u sqaruar dhe dokumentuar.

 Kështu që kundër personave të përfshirë do të përgaditen parashtresa adekuate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat