Shkaku i pandemisë, më pak festë për 8 Mars, udhëtime me protokolle

Maqedonia

Shkaku i pandemisë, më pak festë për 8 Mars, udhëtime me protokolle

Më: 7 mars 2021 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

Për shkak pandemisë asnjë agjenci turistike nuk mund të lëvdohet me realizim të suksesshëm të aranzhmaneve për festen e 8 marsit. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë udhëtime, pasi disa gra tashmë kanë rezervuar udhëtime në vende si Hurghada në Egjipt, Maldivi, Dubai, Stambolli, Kapadoki e Zllatibori.

“Këtë vit nuk janë organizuar udhëtime për 8 mars në mënyrë siç e kemi bërë këtë paraprakisht kur kishte më shumë programe për udhëtim me autobus, me avion, në përgjithësi kanë udhëtuar në grupe, të mbyllura ose me grupe klasike turistike. Ashtu ishte para fillimit të pandemisë por këtë vit për arsye të kuptueshme kjo nuk mund të bëhet ashtu. Kjo nuk do të thotë se nuk ka interes për udhëtime, por është ndryshuar mënyra e udhëtimit. Më interesante janë udhëtimet individuale në vende më të ngrohta dhe më të largëta”, tregon Andrej Siraçevski, pronar i agjencisë turistike.

Për këto destinacione nevojitet PCR test negativ. Vendet ekzotike, destinacionet më të nxehta janë më tërheqëse.

“Do ndaja Egjiptin – Hurghada, ka klimë të këndshme për momentin, mund të bëjnë plazh dhe kushtet janë shumë tërheqëse. Ka çmime shumë të mira. Ishujt e Maldiveve, një destinacion gjysmë luksoz i cili më herët ishte më i shtrenjtë dhe më e pa-qasshme për njerëzit, tani është më i qasshme”, shton më tej Siraçevski.

Këto ditë sipas informacioneve nga Instituti për shëndet publik, është rritur numri i të paraqiturve për tu testuar. Kujtojmë se vitin të kaluar për këtë festë një numër i madh i grave nga udhëtimet u kthyen pozitive me virus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat