Pakoja e pestë ekonomike është bllokuar në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Pakoja e pestë ekonomike është bllokuar në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 10 mars 2021 Në ora: 13:24
Kuvendi i Maqedonisë

Kryeministri Zaev, bëri të ditur se pakoja e 5-të ekonomike është e bllokuar në Kuvend.

Ai nëpërmjet mediave dërgoi porosi deri të Kuvendi që sa më shpejt të sillet Ligjit dhe të mund të paguhen pagat e punëtorëve.

Sipas tij, bllokimi i Kuvendit nga ana e opozitës me numër të madh të amendamenteve ka dy zgjidhje.

“Se a kemi ndonjë plan për zhbllokimin e Kuvendit, me ato amendamentet e opozitës, me ato bllokada përmes komisioneve që udhëhiqen nga ana e opozitës, kemi dy plane, njëri është që të na ndihmoni ju si media dhe të njoftoni opinionin se cilat janë detajet e bllokadës që të mund politikanët që nuk kanë bazë të argumentuar, të tërhiqen”.

“Flas edhe për pushtetin edhe për opozitën. Dhe pjesa e dytë është dialogu. Çdo ditë në kuvend ulen dhe bisedojnë, në rast se ka nevojë për takim liderësh edhe atë do ta bëj, do të thërras takim liderësh, edhe me opozitën maqedonase, edhe me opozitën shqiptare dhe partitë e tjera në Kuvend, por besoni se dëmin e përjetojnë vetëm qytetarët”, deklaroi Kryeministri Zoran Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat