Filipçe: Gjendja me virus po stabilizohet

Maqedonia

Filipçe: Gjendja me virus po stabilizohet

Më: 19 prill 2021 Në ora: 12:04
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas takimit me drejtorët e klinikave dhe kovid-qendrave ka shkruar në rrjetet sociale në lidhje me gjendjen epidemiologjike me pandeminë.

Filipçe ka shkruar se egjendja me pandeminë po stabilizohet pasi numri i pacientëve të shtrirë nëpër spitale vazhdon të bie.

“Kemi vlerësuar gjendjen në lidhje me shtrimet në spitale gjatë fundjavës, deri më sot.

Gjendja është e qëndrueshme dhe numri i pacientëve gradualisht po zvogëlohet. Shpresojmë që masat të vazhdojnë të japin rezultate, duke qenë se numri i të diagnostikuarve rishtazi po zvogëlohet, ne presim që situata të vazhdojë të stabilizohet”, ka shkruar ministri Filipçe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat