Nervozohet deputeti Trajanov për llojin e vaksinimit

Maqedonia

Nervozohet deputeti Trajanov për llojin e vaksinimit

Më: 23 prill 2021 Në ora: 13:07
Pavle Trajanov

Deputetët e Maqedonisë së Veriut, Pavle Trajanov sot ka qenë në grupin e deputetëve që do të vaksinohen në iniciativën e fundit për vaksinimin e të gjithë deputetëve.

Ai është nervozuar pasi e ka kuptuar se deputetët nuk kanë mundësi për të zgjedhur vaksinën por duhet që të vaksinohen me vaksinën ruse Sputnik V.

“Deputetëve iu është caktuar që të vaksinohen me vaksinën Sputnik V dhe kjo nuk është e përgjegjshme dhe e ndershme nga ana e ministrit pasi është dashur që të na jepet mundësi të zgjedhim mes Pfizer dhe Sputnik V. Kjo është gënjeshtër pasi jemi vendosur para aktit të kryer pa mos u konsultuar.” ka thënë mes tjerash Trajanov pas vaksinimit.

Përndryhe prej mëngjesit janë vaksinuar deputetët e pozitës kurse pas ditë do të vaksinohen ato të opozitës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat