Në Maqedoninë e Veriut pandemia rrit ndjeshëm papunësinë

Maqedonia

Në Maqedoninë e Veriut pandemia rrit ndjeshëm papunësinë

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit të kaluar, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019, numri i të punësuarve është ulur për 26 mijë persona.

Instituti për Analizë Ekonomike Finance Think publikoi analizë në të cilën gjithashtu theksohet se numri më i madh i punonjësve të larguar janë ata me paga të ulëta që kanë punuar pa asnjë kontratë pune.

Nga Lidhja e Sindikatave thonë se me vite luftojnë që kontratat me afat të caktuar maksimum të jenë për një vit, dhe pastaj të shndërrohen menjëherë në kontrata me kohë të pacaktuar.

Sipas sindikatave, punonjësit që nuk kanë kontratë me kohë të papërcaktuar, nuk mund në mënyrë të qetë ta planifikojnë të ardhmen, nuk kanë sigurim adekuat shëndetësor dhe këto janë disa arsye plus që një punëtor nga Maqedonia ta kërkojë të ardhme më të mirë në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Qëndrimi i punëdhënësve është që pronarët që nuk i paraqesin punonjësit e tyre nuk duhet të tolerohen, sepse në atë mënyrë i dëmtojnë punonjësit dhe përfaqësojnë konkurrencë të padrejtë në ekonomi.

Shumica e punëtorëve të pushuar nga puna në periudhën e analizuar janë nga sektori i turizmit dhe gastronomisë, tekstili dhe industria e ndërtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat