Maqedoni, moti gjatë ditës së nesërme

Maqedonia

Maqedoni, moti gjatë ditës së nesërme

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 21:09
Foto ilustrim

Moti nesër paradite do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Gjatë pasdites pritet të ketë reshje të përkohshme të shiut.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 10 deri 18 gradë celsius, ndërsa maksimalja nga 25 deri 34 gradë celsius.

Në Shkup moti pritet të jetë me diell dhe me vranësira mesatare ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 32 gradë celsius.

Gjatë ditëve të ardhshme, sipas DHP-së, paradite moti do të jetë me diell me vranësira mesatare, ndërsa gjatë pasditeve pritet të ketë reshje të përkohshme të shiut. Më ngrohtë pritet të jetë javën e ardhshme ku temperaturat pritet të rriten deri në 35 gradë celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat