Maqedonia mbetet në zonën e portokalltë për udhëtim në Qipro

Maqedonia

Maqedonia mbetet në zonën e portokalltë për udhëtim në Qipro

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Në listën e re me kategorizime të vendeve shtetasit e të cilave lejohen të hyjnë në Qipro, Maqedonia edhe më tej është në zonën e portokalltë.

Kjo do të thotë se nëse shtetasit e Maqedonisë dëshirojnë të hyjnë në Qipro, duhet të posedojnë test negativ PCR, jo më të vjetër se 72 orë.

Qipro që nga java e kaluar, Maqedoninë e Veriut nga zona e kuqe e ka vendosur në zonën e portokalltë.

Në lidhje me turistët e vaksinuar, Ministria e Shëndetësisë e Qipros ka njoftuar se që nga 10 maji, ata janë liruar nga posedimi i testit negativ dhe karantina, por të njëjtit duhet të posedojnë certifikatë se janë vaksinuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat