KSI: Në Tetovë dhe Gostivar për shkollat e mesme mësim online

Maqedonia

KSI: Në Tetovë dhe Gostivar për shkollat e mesme mësim online

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 15:11
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në paraqitjen e tij të sotme në Tetovë njoftoi se Komisioni për Sëmundje Infektive rekomandon mësim online për shkollat e mesme në rajonin e Pollogut.

Filipçe tha se KSI rekomandon që kjo masë të vlejë për dy javët e para.

“Mëngjesin e sotëm diskutuam në Komisionin për Sëmundje Infektive.

Ku morën pjesë të gjithë anëtarët dhe praktikisht me konsensus u miratua rekomandimi që shkollat e mesme në rajonin e Pollogut , në Tetovë dhe Gostivar mësimin ta nisin online”, tha ministri Filipçe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat