Pendarovski takohet me kryeministrin Rutte

Maqedonia

Pendarovski takohet me kryeministrin Rutte

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 20:59
Pamje nga takimi

Presidenti Stevo Pendarovski ka pritur në takim kryeministrin e Holandës, Mark Rutte i cili po qëndron në vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut.

Në takim, siç njoftojnë nga kabineti i presidentit, janë shkëmbyer mendimet për bashkëpunimin bilateral të suksesshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Holandës, perspektivën e vendit në raport me procesin eurointegrues si dhe për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

“Testi i vërtetë për besueshmërinë e procesit të zgjedhimit janë këshillat e ardhshëm të Bashkimit Evropian në dhjetor dhe mundësia që Maqedonia e Veriut të bëj hap drejt BE-së.

Mbështetja për zhbllokimin e integrimeve tona është e rëndësisë parësore për stabilitetin dhe prosperitetin e tërë rajonit dhe nxitje shtesë për procesin reformues”, tha Pendarovski në takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat