Huseini: ISHT nuk ka hyrë në zyrat e “Besa Trans”

Maqedonia

Huseini: ISHT nuk ka hyrë në zyrat e “Besa Trans”

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 09:51
Rufat Huseini

Gjatë ditës, më 26 nëntor Inspektorati Shtetëror për Transport njoftoi se ka dështuar përpjekja për të hyrë në zyrat e kompanisë turistike “Besa trans”, për të kryer kontrolle për autobusin e aksidentuar më 23 nëntor në Bullgari.

Pak orë më vonë, u pa se zyrat e kësaj kompanie ishin hapur dhe në të po kontrolloheshin dokumente.

Mirëpo Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Transport, Rufat Huseini në “ClickPlus” në “TV21”, tha se ata nuk kanë hyrë në zyrat e “Besa Trans”.

“Ne nuk kemi hyrë. Ne ende nuk kemi hyrë në “Besa trans”. Pas ngjarjes ne nuk kemi hyrë ende në zyrat e “Besa trans”.

Huseini u pyet se kush ka qenë nëse nuk ishit ju, ai u përgjigj se nuk e di.

“Jo, nuk e di kush ka qenë. Inspektorati Shtetëror për Transport nuk ka marr pjesë atë natë. E kam parë se është përmendur në mjetet e informimit, por ne nuk kemi qenë prezent”, shtoi ai.

Huseini tha se “Besa Trans” ka pasur licencë ndërkombëtare për katër autobus, por jo edhe për autobusin e aksidentuar.

“Licencë ka për të zhvilluar transportin e lirë ndërkombëtar, por nuk ka licencë për autobusin. E ka pasur për katër autobus, por jo edhe për këtë, sepse ky është i pesti”, tha Huseini.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat