Policia gjen armatim, municion dhe lëndë narkotike në Dibër

Maqedonia

Policia gjen armatim, municion dhe lëndë narkotike në Dibër

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 19:41
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në gjatë ditës së djeshme në një depo për materiale ndërtimi në Dibër është gjetur armatim, municion dhe drogë.

Nga MPB thonë se pas konfiskimit të armatimit, janë marrë masa për zbardhjen e rastit.

“Më datë 02.12.2021 rreth orës 14.00, brenda materialit ndërtimor të deponuar në rrugën “Drini i Zi” në Dibër, pas kallëzimit të mëparshëm, punonjësit e policisë kanë gjetur një pushkë automatike, një kornizë automatiku me 30 fishekë.

Po ashti edhe një kornizë pistolete me 15 fishekë dhe një qese me marihuanë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat