Ilire Dauti do të jetë koordinatore e grupit parlamentar të deputetëve të ASH-së

Maqedonia

Ilire Dauti do të jetë koordinatore e grupit parlamentar të deputetëve të ASH-së

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 13:45
Ilire Dauti

Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët, sot në konferencë për shtyp njoftoi se deputetja Ilire Dauti, do të jetë koordinatore e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët.

Zgjedhja e Ilire Dautit si koordinatore e grupit parlamentar, vjen pasi deputetët e Alternativës, të cilët ishin në koalicion me ASH-në, të bëhen pjesë e shumicës parlamentare.

“Grupi parlamentar i yni ka vendosur që koordinatore e ardhshme e grupit tonë parlamentar të jetë zonja Ilire Dauti. Tani për tani funksionojmë si grup i veçantë politik në kuadër të parlamentit”, tha Aziri.

Ndryshe, koordinator i grupit parlamentar të deputetëve të ASH-së dhe AAA-së ka qenë Skender Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat