Nuredini: RMV-ja për momentin ka gaz dhe naftë

Maqedonia

Nuredini: RMV-ja për momentin ka gaz dhe naftë

Më: 9 mars 2022 Në ora: 15:31
Naser Nuredini

Për momentin në vend ka sasi të mjaftueshme të gazit dhe të derivative të naftës, deklaroi Ministri i Ambientit Jetësor Naser Nuredini, duke shtuar se bëhen përpjekje për import për periudhë më të gjatë. Çmimet e lëndëve djegëse dhe furnizimi janë problem global, ndërsa në kontekst të luftës në Ukrainë SHBA-të dhe BE-ja e kanë ulur importin e derivateve nga Rusia.

Furnizimi me naftë dhe me gaz për momentin është çështje globale, ndërsa Maqedonia e Veriut, siç thekuan disa herë autoritetet, do t’i ndjekë vendimet e Bashkimit Evropian, në raport me sanksionet ndaj Rusisë. Për momentin BE-ja e  ka ulur importin e lëndëve djegëse ruse, deklaroi Ministri i Ambientit Jetësor, Naser Nuredini.

“Normalisht keni dëgjuar se BE-ja është duke ulur importin e energjisë, gazit dhe naftës nga Rusia dhe normalisht jemi bashkë me atë në të njëjtën gjendje. Ideja nuk është që të përdorim çdo material për t’u ngrohur. Ne si Qeveri po përgatitemi për të ardhmen, të mendohemi që të kemi mjaftueshëm energji për ngrohje në dimrin e ardhshëm. Tani për tani po fokusohemi në gjendjen e sotshme se kemi edhe pika të cilat duhet të qartësohen. Për momentin gazin dhe naftën e kemi të siguruar sipas të dhënave nga Qeveria dhe besoj se energji për ngrohje do të kemi mjaftueshëm edhe për vitin e ardhshëm”, tha Nuredini.

Pasi u përforcuan sulmet ruse ndaj civilëve në Ukrainë, Presidenti Amerikan Xho Bajden ka urdhëruar ndalesë për import të naftës ruse. Me këtë përforcohen sanksionet për autoritetet në Moskë, të hyrat kryesore të të cilave vinë nga eksporti i lëndëve djegëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat