Ziadin Sela rizgjidhet në krye të partisë

Maqedonia

Ziadin Sela rizgjidhet në krye të partisë

Më: 27 mars 2022 Në ora: 17:18
Ziadin Sela

Gjatë ditës së sotme partia më e madhe opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët mbajti Kongresin e Dytë të partisë.

Kryetari Ziadin Sela ishte kandidati i vetëm dhe u rizgjodh me 651 vota.

Gjatë kongresit, Aleanca për Shqiptarët po ashtu ka votuar edhe për Kuvendin Qendror, Statutin dhe për platformën.

Kujtojmë ky është mandati i dytë i Ziadin Selës në krye të partisë, ndërsa më herët ka qenë në krye të LR-PDSH-së dhe në PDSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat