Kërkohen më shumë të holla për Sallën Universale në Shkup

Maqedonia

Kërkohen më shumë të holla për Sallën Universale në Shkup

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Qeveria do të duhet të ndajë mjete shtesë për rindërtimin e Sallës Universale, pasi realizuesi ka bërë shpenzime të paparashikuara, thotë kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Qyteti nuk paraqitet si investitor, por Qeveria, andaj ajo duhet t’i sigurojë paratë, shton ajo.

“Personi që realizon vetë projektin thotë se ka shpenzime të paparashikuara atje, e ju siç e dini, Qyteti nuk paraqitet si investitor, gjegjësisht mjetet që janë siguruar, pra që shpenzohen për pjesën e investimit të Sallës Universale janë mjete që janë paraprakisht të përcaktuara nga ana e Qeverisë. Qyteti i Shkupit nuk ka asnjë faj këtu dhe nuk ka asnjë pjesë në aspektin e shpenzimeve që i ka gjeneruar realizuesi.”- deklaroi Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit

Rindërtimi i kësaj salle filloi vjet në shtator me kryerjen e punimeve në pjesë e jashtme të objektit, e pastaj, siç u paralajmërua, do të duhej të fillonte edhe rregullimi i pjesës së brendshme. Por, pasi Arsovska erdhi në krye të Qytetit u grind me arkitektët dhe planifikuesit, duke thënë se projekti është i pasigurt, pas çka punimet u ndërprenë.

“Ishte një projekt i nisur nga paraardhësi im, gjegjësisht nga anëtari i tyre, i cili gjatë mandatit të tij ka detektuar se ka parregullsi dhe i ka ndërprerë punimet, respektivisht përkohësisht i ka pezulluar aktivitetet që duhej të ndërmerreshin që deri në këtë moment të jemi në një nivel më të lartë të rikonstruksionit të këtij objekti”, pohoi Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit.

Qeveria për këtë projekt ka siguruar 120 milionë denarë ose rreth 1,9 milionë euro, por ende nuk zbulohet edhe sa mjete shtesë do të duhet të ndahen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat