​Në Maqedoninë e Veriut do të fillojë prodhimi i automjeteve elektrike

Maqedonia

​Në Maqedoninë e Veriut do të fillojë prodhimi i automjeteve elektrike

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 16:24
Kreshnik Bekteshi

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe kompania NEXT.e.GO MOBILE nënshkruan sot në Tetovë marrëveshje për ndihmë shtetërore për investimin e ri, me të cilën parashihet prodhim i plotë të veturave elektrike e.GO.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka bërë të ditur se vlera totale e marrëveshjes kap shifrën 130 milionë euro.

Në një postim në Facebook, ministri Bekteshi ka thënë se me këtë investim për herë të parë në Maqedoninë e Veriut do të fillojnë të prodhohen automjete elektrike dhe njëkohësisht do të kontribuojë në forcimin e eksportit.

“Me ndërtimin e kësaj fabrike shumëmilionësh në ZZHTI Tetovë sigurojmë 900 vende të reja pune në rajonin e Pollogut. Dëshmojmë se angazhimi jonë në vitet e kaluara po jep rezultate reale dhe #konfirmon se kemi krijuar kushtet e duhura për investitorët e huaj”, ka shkruar ai.

Me anëtarësimin në NATO dhe hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE, ministri Bekteshi ka thënë se ofrojnë siguri të madhe për kompanitë e huaja që dëshirojnë të investojnë në vend, dhe se Qeveria është e gatshme t'i mbështesë, në mënyrë që të kenë kushte sa më të mira për punë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat