Takohen në New York Osmani dhe Çavushogllu, diskutuan për temat aktuale

Maqedonia

Takohen në New York Osmani dhe Çavushogllu, diskutuan për temat aktuale

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 20:24
Pamje nga takimi

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Buajr Osmani, në margjinat e Seancës së 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, u takua me homolgun e tij nga Turqia, Mevlut Çavushogllu.

Në takim u diskutua për situatën aktuale të shkaktuar nga invazioni rus në Ukrainë, aspektin e sigurisë dhe pasojat e saj në vendet evropiane, si dhe përpjekjet që po ndërmarrin Maqedonia e Veriut dhe Turqia për t’u ballafaquar me krizën.

U mirëprit angazhimi dhe ndërmjetësimi i Ankarasë dhe Kombeve të Bashkuara në marrëveshjen e arritur, e cila mundëson eksportin e drithit ukrainas në tregjet botërore, të bllokuar që nga fillimi i agresionit rus.

Veçanërisht diskutuan për bashkëpunimin rajonal dhe sfidat, si dhe për perspektivën euroatlantike të vendeve të rajonit dhe në këtë drejtim, për angazhimet e radhës të Maqedonisë së Veriut në procesin e negociatave për anëtarësim dhe skriningut, i cili formalisht tashmë ka filluar.

U shkëmbyen mendime lidhur me marrëdhëniet bilaterale, dialogun politik dhe ekonomik, në dritën e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Kryesimi ynë me OSBE-2023, gjithashtu ishte e pjesë e pandashme e bisedimeve, me ç’rast MPJ Çavushogllu u njoh me prioritetet si dhe me aktivitet e ndërmarra deri më tani dhe përgatitjet që i kemi realizuar në cilësi të vendit anëtarë të OSBE-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat