Shërbyen alkool për të miturit, dënohen disa objekte hotelerie në Maqedoni

Maqedonia

Shërbyen alkool për të miturit, dënohen disa objekte hotelerie në Maqedoni

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Mbrëmjen e djeshme, gjatë një aksioni kontrolli në lokalet e hotelerisë në të gjithë vendin, policia ka gjetur të mitur që kishin konsumuar alkool.

Kontrolli është kryer nga mesnata deri në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm në 279 objekte hotelerie.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton sot se janë konstatuar gjashtë shkelje për praninë e të miturve në objektet e hotelierisë pas kohës së lejuar, dy vepra penale “derdhje e pijeve alkoolike tek të miturit”, nëntë vepra nga Ligji për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe tri shkelje të Ligjit për letërnjoftime.

Nga MPB thonë se pas dokumentimit të rasteve, vijojnë kallëzime përkatëse.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat