Mickovski selam Ali Ahmetit me kallash

Maqedonia

Mickovski selam Ali Ahmetit me kallash

Më: 28 janar 2023 Në ora: 12:52
Ali Ahmeti

Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickovski i është përgjigjur lideri të BDI-së në lidhje me pjesëmarrjen e tij në luftë në vitin 2001.

“Aliu mund t’i tregojë Dimitar Kovaçevskit fabulat për vitin 2001, herën tjetër le të shikojnë dhe lexojnë me kujdes atë që them dhe jo ta nxjerrin jashtë kontekstit” ka shkruar Mickovski sot në mëngjes kundër përgjigjes së Ali Ahmetit i cili mbrëmë në tubim nga Tetova u shpreh se Mickovksi luftën e 2001 e ka parë në Televizor.

“Teksa folte Artani, Talati kishte emocione e më tha; Në vitin 2002 në vend të Artanit isha unë. Gjithmonë do ta mbështetim rininë sepse vetëm kështu mund të ecim përpara, unë nuk merrem me Hristijan Mickoskin që më flet mua për luftë, ai s’ka qenë në luftë e ka pa vetëm në televizor, Ndaj unë hesht sepse heshtja është ilaç”, ka deklaruar Ahmeti.

Image
Postimi i Mickosit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat