Petrovska: Maqedonia do t’i dhuroj Ukrainës 12 helikopterë ushtarak

Maqedonia

Petrovska: Maqedonia do t’i dhuroj Ukrainës 12 helikopterë ushtarak

Më: 25 mars 2023 Në ora: 11:11
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska e ftuar në “360 Gradë” ndau me opinionin informatën se pas analizave të përfunduara, nga ana e Shtatmadhorisë së Armatës, vendi jonë do t’i dhuroj Ukrainës helikopterë ushtarak, shkruan Alsat.

Sipas saj, në seancë të mërkurën do të propozohet për t'i dhuruar ndihma.

Maqedonia planifikon t'i dhurojë Ukrainës 12 helikopterë.

“Në seancën e radhës të Qeverisë, e cila sipas paralajmërimeve do të mbahet të mërkurën, do të propozoj sjelljen e vendimit me të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i dhuroj 12 helikopterë Ukrainës”, tha ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat