Gjendet një trup i pajetë në lumin Vardar në Shkup

Maqedonia

Gjendet një trup i pajetë në lumin Vardar në Shkup

Më: 26 maj 2023 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, një trup i pajetë është gjendur në ujërat e lumit Vardar në afërsi të fshatit Novo Sello në Shkup.

Trupin e pajetë e ka nxjerrë Brigada kundër zjarrit, ndërsa trupi është dërguar për autopsi.

“Më 25.05.2023 në ora 12:49 në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Novo Sello të Shkupit, në ujërat e lumit Vardar është vërejtur një trup i pajetë i një gruaje. Nga Njësia territoriale kundër zjarrit kanë ndërmarrë masa dhe kanë nxjerrë trupin, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe po ndërmerren masat për zbulimin e identitetit të trupit të pajetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat