Arrestohet një shpërndarës i drogës në Ohër

Maqedonia

Arrestohet një shpërndarës i drogës në Ohër

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 11:37
Policia

Më 31.05.2023 në ora 19:10 në kryqëzimin e bulevardit “Macedonski Prosveiteli” me rrugën “Partizanska” në Ohër, zyrtarë policorë nga SPB Ohër kanë arrestuar S.N.(54) nga Ohri.

Nga MPB thonë se i arrestuari pasi ka vërejtur efektivët e policisë ka hedhur një pako me lëndë pluhuri ngjyrë kafe dhe ka tentuar ta asgjësojë.

“Atij i është marrë një qese me gjurmë të një lënde pluhuri kafe.

Më pas, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjetën dhe sekuestruan një peshore dixhitale dhe disa sende me gjurmë të një lënde pluhuri ngjyrë kafe. S.N. është dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat