DPHM: Më së shumti shi ka rënë në Ohër

Maqedonia

DPHM: Më së shumti shi ka rënë në Ohër

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Më së shumti shi, 16 litra në një metër katror, në 24 orët e fundit ka rënë në Ohër, pas së cilës vijojnë Kodra e Diellit me nëntë dhe Tetova me një litër në një metër katror, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Nga atje njoftojnë se sot moti do të jetë me diell dhe pak më i freskët me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 25 deri në 33 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell dhe pak më i freskët. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginës përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë 33 gradë Celsius.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat