Mickoski: Pres tarifa edhe më të ulëta nga Trump në periudhën e ardhshme

Maqedonia

Mickoski: Pres tarifa edhe më të ulëta nga Trump në periudhën e ardhshme

Më: 1 gusht 2025 Në ora: 12:38
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski pret që SHBA të ulin ende tarifat doganore për Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk e di nëse Shqipëria ka një tarifë prej 10%. Nga ajo që pamë si një deklaratë nga Kabineti i Presidentit Trump, kjo është faza e parë, jo një marrëveshje. Këto janë në fakt marzhe tregtare. Negociatat vazhdojnë për ne. Aktualisht jemi në një “pauzë” dhe menjëherë pas pushimeve, në gjysmën e dytë të gushtit, do të vazhdojmë me marrëveshjet. Pres që të ulim edhe më shumë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski pasi Presidenti i SHBA-së nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke njoftuar zyrtarisht tarifat e reja për importet nga dhjetëra vende.

Tarifat e reja do të aplikohen brenda shtatë ditësh, pra nga 7 gushti, dhe do të variojnë nga 10 deri në 50 përqind. Maqedonia e Veriut mori një normë prej 15 përqind, identike me atë që do të zbatohet për Bashkimin Evropian.

Kryeministri theksoi se Serbia ka 35%, Bosnja dhe Hercegovina 30, Zvicra 39%, ndërsa Maqedonia është në grupin e Norvegjisë, Izraelit, BE-së, etj.

“Dua të falënderoj SHBA-në për korrigjimin e tarifës. Jam optimist se do të zbresim edhe më poshtë”, shtoi Mickoski pasi vizitoi Klinikën për vesh, hundë dhe fyt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat