Maqedonia e Veriut shënon 11 Tetorin, Ditën e Kryengritjes Popullore Kundër Fashizmit

Maqedonia

Maqedonia e Veriut shënon 11 Tetorin, Ditën e Kryengritjes Popullore Kundër Fashizmit

Më: 11 tetor 2025 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Në Maqedoninë e Veriut sot shënohet 11 Tetori, Dita e Kryengritjes Popullore.

Në këtë ditë në vitin 1941 populli i vendit u ngrit në kryengritje të armatosur kundër fashizmit.

Nga ora 12:30 do të mbahet akademi solemne me temë “Në rrugën e duhur, për një atdhe me të ardhme”, në INQK “Marko Cepenkov” në Prilep.

Kjo ditë shënohet me organizime të ndryshme në mbarë vendin.

Për shkak të kësaj feste, 11 tetori është ditë jopune në Maqedoninë e Veriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat