PDSH formon këshillin koordinativ të partisë

Maqedonia

PDSH formon këshillin koordinativ të partisë

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 23:23
Foto nga takimi

Në kuadër të zbatimit të konkluzave të Kuvendit Qendror, sot u konstitua Këshilli Koordinativ i PDSH-së, organ që do të ketë rol udhëheqës në koordinimin e aktiviteteve lidhur me riorganizimin e strukturave partiake, njoftojnë nga PDSH.

Në mbledhjen konstituive, me përbërje të plotë, kryesues i Këshillit Koordinativ u zgjodh Imer Aliu.

"Ky proces do të synojë fillimin e një faze të re të konsolidimit të partisë, forcimin e strukturës organizative dhe disiplinës partiake; përfshirjen e kuadrove të reja dhe të rinjve me integritet e përgatitje profesionale; rritjen e transparencës si dhe komunikimit të brendshëm", thuhet në njoftimin e PDSH-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat