Në Kodrën e Diellit trashësia e borës ka arritur në 24 centimetra

Maqedonia

Në Kodrën e Diellit trashësia e borës ka arritur në 24 centimetra

Më: 20 janar 2026 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Temperaturat e mëngjesit në vend ishin dukshëm të ulëta; në Berovë janë matur -11 gradë celsius.

Pasojnë Kriva Pallankë, Mavrovë dhe Kodër e Diellit me -10 gradë, Shkup–Petrovec me -9, ndërsa -8 gradë janë regjistruar në Veles, Demir Kapi, Strumicë dhe Krushevë.

Në Shkup–Zajçev Rid, Tetovë, Kumanovë, Kavadar, Prilep dhe Shtip, termometrat kanë shënuar -7 gradë.

Shtresa më e lartë e borës këtë mëngjes deri në orën 7:00 është në Kodër të Diellit– 24 centimetra, në Mavrovë 7 centimetra, ndërsa në Krushevë 3 centimetra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat