Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, konfirmoi sot në mbledhjen e tretë të Këshillit të Përgjithshëm se Arjanit Hoxha është zgjedhur nënkryetar i partisë.
Ky vendim u mor me unanimitet, pas bashkimit të Partisë Demokratike Evropiane me BDI-në.
“Me këtë hap forcojmë unitetin e partisë dhe vazhdojmë të punojmë për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit,” tha Ali Ahmeti.
Hoxha u bë pjesë e Këshillit të Përgjithshëm së bashku me Vedat Osmani, Dritan Ramadani, Bastri Bajrami, Arben Fejzullahu, Femi Iseni, Liridon Useini dhe Veli Veliu.