Vdes ish-luftëtari i UÇK-së nga Tetova në vend të punës

Maqedonia

Vdes ish-luftëtari i UÇK-së nga Tetova në vend të punës

Më: 21 prill 2026 Në ora: 22:11
Imer Ameti

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Imer Ameti, nga Tetova, ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gradec të Vrapçishtës, në Maqedonia e Veriut.

Sipas raportimeve, Ameti vdiq gjatë angazhimit në një objekt ndërtimi, i cili raportohet se u godit fatalisht nga rrëzimi i një krani.

Përkundër përpjekjeve, plagët e marra rezultuan të papërballueshme për të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat