Në lagjen “Tullana” në Gostivar, policia ka arrestuar një person të identifikuar si I.Gj. (51 vjeç).
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari fillimisht rreth orës 17:15 ka sulmuar fizikisht një fëmijë të mitur, i cili po ngiste biçikletën në afërsi të lagjes.
Më pas, rreth orës 19:30, ai dyshohet se ka sulmuar me një mjet druri edhe nënën e fëmijës, J.Gj. (41 vjeçe), e cila kishte ndërhyrë për të mbrojtur djalin e saj.
Pas ndërhyrjes së policisë, personi është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejshme.
Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, ndërsa pas përfundimit të procedurave do të përgatitet parashtresa përkatëse ndaj të dyshuarit.