LSDM për deklaratën e Mucunskit: Qeveria po e bllokon integrimin në BE

Maqedonia

LSDM për deklaratën e Mucunskit: Qeveria po e bllokon integrimin në BE

Më: 7 maj 2026 Në ora: 18:35
LSDM

Nga partia opozitare maqedonase LSDM, thonë se me deklaratën e sotme të ministrit të jashtëm Timço Mucunski, se nuk ka kushte për ndryshimet kushtetuese, e që është kushti kryesor për negociata me BE-në, po dëshmohet se rruga evropiane e Maqedonisë po bllokohet qëllimisht.

Reagimi:

“Vitin e kaluar, në korrik 2025, Presidenti bullgar Rumen Radev, tani Kryeministri i ardhshëm i Bullgarisë, tha se Maqedonia po bllokon rrugën e vet drejt BE-së. Kemi pasur edhe mohime nga Ministria e Punëve të Jashtme bullgare se gjuha maqedonase është një çështje e brendshme dhe jo një temë e marrëdhënieve dypalëshe".

"Kjo nuk është një kontradiktë e rastësishme. Ky është një bllokim i qëllimshëm i rrugës evropiane të Maqedonisë. Mickoski po krijon me vetëdije një konflikt me Bullgarinë për të pasur një justifikim të gatshëm pse procesi është bllokuar”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat