Besoj se ky sugjerim është sugjerim edhe i qytetarëve të Kosovës.
Ekzistojnë shumë fakte dhe të dhëna që e bëjnë të pranueshëm këtë sugjerim për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim moshe, gjinie, përkatësie kombëtare, dhe përkatësie konfesioni.
‐ Zonj. Vjosa Osmani ,është një intelektuale e shquar dhe një patriote e devotshme .
‐Studimet e ka mbaruar me sukses në Shtete e Bashkuar të Amerikës, ka thirrjen Akademike dr. shkencash.
Gjatë gjithë karrierës së saj politike ka qenë në shërbim të popullit dhe Atdheut dhe as edhe njëherë të vetme nuk është shkëputur për as një çast dhe për as një çmim nga kjo rrugë e shenjtë për çdo intelektual dhe politikan shqiptarë.
‐Asnjëherë dhe në as një moment nuk e ka kushtëzuar karrierën e saj politike dhe pozitën në institucionet shtetërore me ndonjë kompromise në dëm të interesave të Kosovës.
‐CV-ja e zonj. Vjosë është aq e begatë dhe e mbushur me fakte dhe rrethana pozitive në interes të qenies së saj intelektuale, profesionale, politike dhe kombëtare në t'mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj, sa që është absolutisht e pamundur të përfshihen në një opinion kaq të shkurtër dhe modest.
Nuk besoj që në rrethanat ekzistuese politike të brendshme dhe ndërkombëtare ,mund të ketë kandidat apo kandidate më të përshtatshme dhe më të dobishme për interesat e brendshme dhe ndërkombëtare të shtetit të Kosovës ,se sa zgjedhja Presidente e Republikës së Kosovës të zonj. Vjosa Osmani.
P.S : Ata që arrin ta lexojnë këtë sugjerim i bëj me dije se unë që e paraqita këtë sugjerim para opinionit dhe qytetarëve të vendit: Vjosën nuk e njoh personalisht dhe nuk jam takuar as njëherë në jetë me të.
Madje në kuptimin fizik nuk i përkas as një subjekti politikë, por kjo nuk nënkupton se nuk me preokupon fati i popullit dhe vendit tim, prandaj edhe kam të drejtë të pohoj se, kur janë pyetje interesat imediate të qytetarëve tanë dhe të shtetit tonë duhet të jemi bashkë pa as edhe më të voglin dallim i cilësdo natyrë qoftë.