S’përfillet vendimi Ministrisë së Shëndetësisë për “Black Friday”, mijëra njerëz grumbullohen nëpër qendrat tregtare

Politika

S’përfillet vendimi Ministrisë së Shëndetësisë për “Black Friday”, mijëra njerëz grumbullohen nëpër qendrat tregtare

Nga: A.M. Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 15:34
Pritja ne rende ne nje qender tragtare ne Prishtine

Javën e kaluar Ministria e Shëndetësisë mori vendim të prerë që të mos ketë Black Friday në Kosovë.

Në këtë vendim të MSh thuhet se grumbullimi i njerëzve në këtë kohë të pandemisë është i ndaluar edhe me vendime të Qeverisë së Republikës së Kosovës, shkruan “Bota sot”.

“Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin publik, por edhe qendrat tregtare dhe super-marketet se nuk ju lejohet aktiviteti i llojit “Black Friday”.

Grumbullimi i njerëzve në këtë kohë të pandemisë është i ndaluar edhe me vendime të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet ë vendimin e MSH.

Por, si duket ky vendim i Ministrisë së Shëndetësisë nuk është marrë parasysh nga bizneset vendore, pasi tashmë ka disa javë që kanë filluar zbritjet.

Ndërsa, sot në qendrat tregtare dhe super-markete janë grumbulluar mijëra persona, në tërë Kosovën, sidomos në Prishtinë, ku mundësit për përhapjen e virusit janë të mëdha. Siç shihet, në pamjet e publikuara persona të shumë janë grumbulluar duke mos mbajtur distancë, shkruan “Bota sot”.

 Për këtë ka reaguar edhe kryetar i kryeqytetit, Shpend Ahmeti. Ai i cili ka ngritur shqetësime, ku ka  kërkuar që të shmanget turma.

 “40 përqind zbritje, 100 përqind infeksion. Përnime don me u bo Black Friday. Ju lutemi ti shmangeni turmave”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot ka publikuar të dhënat e reja brenda 24 orëve për rastet e fundit me Covid19, shkruan “Bota sot”.

Sipas këtij, raporti janë regjistruar 764 raste të reja, ndërkaq 12 persona kanë ndërruar jetë.

Komuna e Prishtinës prinë me 319 raste,  e dyta është Gjilani më 60 raste, kurse Fushë-Kosova me 46 raste.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 319 raste, Gjilan 60 raste, Fushë-Kosovë 46 raste, Prizren 40 raste, Gjakovë 36 raste, Ferizaj 32 raste, Drenas 30 raste, Lipjan 28 raste, Pejë 28 raste, Viti 25 raste, Podujevë 24 raste, Kamenicë 14 raste, Suharekë 14 raste, Obiliq 13 raste, Rahovec 12 raste, Klinë 9 raste, Istog 8 raste, Vushtrri 6 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Kaçanik 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit dhe Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e MSh, shkruan “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat