Votimi i projektligjit, ja çfarë sinjali po jepet për PDK-në       

Politika

Votimi i projektligjit, ja çfarë sinjali po jepet për PDK-në       

Nga: A.M. Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 16:55
Kuvendi

Kuvendi i Kosovës e miratoi Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, pasi PDK-ja ua siguroi votat e mjaftueshme pozitës.                    

Njohësi i çështjeve politike, Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar deklaratat e zyrtarëve të PDK-së, të cilët shprehen se do të qëndrojnë në opozitë.

“PDK edhe pse parti opozitare, sot më në fund në leximin e dytë për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike u përcaktua që të voton pro. PDK, dhe LDK si parti deri në zgjedhjet e fundit nacionale më të mëdha në vend, disa herë kanë pasur koalicione qeverisëse, edhe pse para zgjedhjeve, krerët e LDK-së, janë deklaruar fuqishëm së nuk do të bëjnë koalicion më PDK-në. Edhe votimi i fundit ka lidhshmëri më të kaluarën e afërt të këtyre dy subjekteve politike. PDK dhe LDK u bënë bashkë për ta rrëzuar Qeverinë Kurti, për të formuar  kështu Qeverinë e pakicës në Parlament me Listën Serbe - atë Hoti. Përcaktimi i PDK -së që të mbetet në opozitë ishte ma shumë mashtrim optik”, ka deklaruar Mulliqi për “Bota sot”.

Për më tepër, ai është shprehur se votimi i ligjit është bërë sepse PDK-së iu aprovuan edhe katër nën ligje të propozuara nga ajo.

“Po mos të kishte kaluar edhe tash ky ligj që vërtetë ka qenë i nevojshëm për qytetarë, rënia e qeverisë do ishte shumë afër. Këtë gjë sigurisht e kanë menduar mirë LDK dhe PDK, që pushtetin mos ta lënë në duar të LVV dhe Kurtit. Këtë e deklaroi edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri. Votimi i ligjit është bërë sepse PDK iu aprovuan edhe katër nën ligje të propozuara nga ajo. Ky është sinjal së shpejt mund të shohim koalicion  të zgjeruar më PDK-në, të cilës po i bëhet thirrje e vazhdueshme, nga Isa Mustafa. Sigurisht së ka një marrëveshje, që PDK-së ti takon edhe posti i  presidentit të Kosovës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai tregon se çfarë pritet të ndodh pas këtij veprimi të LDK-së.

“Krejt këto makinacione politike po bëhen për pushtet, dhe të mira materiale, dhe kjo është duke i dëmtuar proceset e gjithmbarshme në Kosovë. Hapi i parë i futjes në koalicion u bë nga PDK. Do të shohim pazare edhe tjera politike, me motivacion që të  pengohen zgjedhjet  e reja, sepse këto parti, e dinë mirë së pas rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në Podujevë, ku LDK pësoje debakël, humbje edhe më e rëndë i pret në zgjedhjet e radhës nacionale. Interesi shtetëror edhe nacional është që vendi të shkon në zgjedhje të reja, të prira nga forcat  përparimtare politike, te cilat do ti kishin bërë kthesa pozitive politike dhe të proceseve ekonomike, aktualisht shumë të dobëta edhe nga pandemia  globale”, ka përfunduar Mulliqi për “Bota sot”.

Ndryshe, Projektligji u votua nga 72 deputet, nuk patë asnjë kundër e as abstenime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat