“Spektakli” me votën e Etem Arifit, profesori universitar e zbulon nëse shkuarja apo jo në zgjedhje mbetet në dorën e Vjosa Osmanit

Politika

“Spektakli” me votën e Etem Arifit, profesori universitar e zbulon nëse shkuarja apo jo në zgjedhje mbetet në dorën e Vjosa Osmanit

Nga: N. H Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 22:34
Vjosa Osmani

Gjykata Kushtetuese e Kosovës pritet që të marrë një vendim më 7 dhjetor të këtij viti, lidhur me kërkesën me Lëvizjes Vetëvendosje, që Qeveria Hoti të shpallet anti-kushtetuese, për shkak të votës së deputetit të partisë së Ashkalinjëve, Etem Arifit, i cili është dënuar për korrupsion me vendim përfundimtar të Gjykatës.

Lidhur me këtë situatë që mund të krijohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar juristin e njohur.

Profesori universitar, dhe njëherit ekspert i të Drejtës Kushtetuese, Riza Smaka, i pyetur nëse Kushtetuesja vendos në favor të VV-së, dhe shkuarja apo jo në zgjedhje të jashtëzakonshme do të mbetet në dorën e u.d presidentes Vjosa Osmani, Smaka ka deklaruar se ka se kjo votë kurdoherë do të mbetet juridikisht e pavlerë.

Image
Riza Smaka

“Vota e ish-deputetit të shpallur fajtor dhe të dënuar mbi një vit burgosje, Etem Arifit, është bazë për humbjen e mandatit të deputetit dhe vijimisht vota e tij apo e saj kurdoherë do të mbetej juridikisht e pa vlerë”, shprehet fillimisht profesori Smaka.

Ai është i mendimit se ekzekutivi aktual është krijuar në kundërshtim të nenit 70, paragrafin 3. alinenë 6 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Qeveria e administruar nga kryeministri Avdullah Hoti ka qenë e formuar në kundërshtim të nenit 70 paragrafin 3 alinenë 6 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Gjykata Kushtetuese është për kritikë serioze edhe për këtë rast juridik tejet të thjeshte të cilin nuk e ka vendosur shumë e shumë më herët”, tha ai për gazetën “Bota sot”.

Kurse, për Gjykatën Kushtetuese, profesori universitar ka theksuar se kjo e fundit po taktizon, në mënyrë që të prolongojë vendosjen e drejt dhe në mënyrë korrekte jashtë influencave të politikave ditore.

“Gjykata Kushtetuese po taktizon me seancë preliminare publike e ngjashëm për të prolonguar vendosjen e drejt në mënyrë korrekte jashtë influencave të politikave ditore, por ekskluzivisht konform me dispozitën kushtetuese në fjalë”, tha krejt në fund, profesori universitar, dhe njëherit ekspert i të Drejtës Kushtetuese, Riza Smaka.

Kujtojmë se Etem Arifi ishte njëri prej 61 deputetëve që votoi pro zgjedhjes së Qeverisë Hoti.

Seanca e parë e Gjykatës Kushtetuese ku është trajtuar kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosjes ka zgjatur rreth 5 orë diskutimi lidhur me kushtetutshmërinë e zgjedhjes së qeverisë Hoti.

Kryetarja e gjykatës, Arta Rama-Hajrizi iu bëri të ditur palëve se kanë mundësi deri të hënën e javës së ardhshme të dorëzojnë edhe me shkrim argumentet e përmbledhura, derisa tha se vendimi për votën e deputeti Etem Arifi në lidhje me zgjedhjen e qeverisë do të merret ditëve në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat