Petkoviq nuk duhet ta shkelë Drenicën e Adem Jasharit

Politika

Petkoviq nuk duhet ta shkelë Drenicën e Adem Jasharit

Nga: M.H Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 09:47
Petkoviq nuk duhet ta shkelë Drenicën e Adem Jasharit

Gjatë ditës së djeshme drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq e ka përfunduar ditën e tij të parë të vizitës së tij në veri të Kosovës me një vizitë në manastirin e fshatit Bajë të Skënderajt. Në manastirin e Bajës, Petkoviq bisedoi me peshkopin serb Teodosije. Të dy paralajmëruan investime të reja të Serbisë në kisha dhe manastire në Kosovë.

Mirëpo në lidhje me vizitën e tij në Kosovë ka reaguar kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, i cili thotë se, nuk ka qenë i njoftuar nga niveli qëndroj për këtë vizitë. Sipas tij është dashur që zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Punëve të Jashtme të kenë koordinim me kryetarin e Skenderajt.

Jashari thotë se këto veprime janë shembull jo i mirë i qeverisjes, dhe kërkon që mos të përsëritën më.

Në lidhje me këtë temë njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që vizitat e zyrtarëve të Serbisë në Kosovë janë një provokim I radhës politik e kjo po vie si pasojë e kujdesit jo të duhur nga Kosova.

Image
Skënder Zogaj

Zogaj thotë që e ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” është shembulli tipik i krimbit brejtës. Prandaj insitucionet e Kosovës të ashtuquajturën "zyra për Kosovën" duhet ta shpallin "non grata" dhe ajo ta ketë të qartë se është e papranueshme për Kosovën.

Sipas Zogajt guximi i Petkoviqit në Skënderaj ka cënuar protokolin elementar të vizitës në një komunë që nuk mund të bëhet pa u informuar ajo komunë.

“Vizitat e zyrtarëve të Serbisë në Kosovë janë duke e realizuar me shumë sukses qëllimin e tyre primitiv politik e provokues, sepse, Kosova asnjēherë nuk ka treguar kujdesin e duhur që, ta shtroj seriozisht këtë çështje dhe të ketë një qëndrim të saktë dhe të prerë institucional, mbi kriterin e vizitave të të huajve në Kosovë! Në mungesë të një qëndrimi zyrtar, serbët, sipas adetit të tyre gjenetik, bëjnë punën e krimbit që vazhdimisht gërryen për t'ia dëmtuar frytin pemës! E ashtuquajtura "Zyra për Kosovën" është shembulli tipik i krimbit brejtës. Prandaj insitucionet e Kosovës të ashtuquajturën "zyra për Kosovën" duhet ta shpallin "non grata" dhe ajo ta ketë të qartë se është e papranueshme për Kosovën! Po të ishte bërë ky vlerësim me kohë, tash Petar Petkoviqi dhe viqat e tjerë të Serbisë, nuk do të mund të kalëronin si "kuajtë e verbër nëpër luadhin e shkretë"! Pikërisht e këtillë ishte vizita e Petar Petroviqit, i cili jo vetëm që u byryt ndër komunat e veriut por, guxoj t'ia mësyente edhe Komunës së Skenderajt, duke e cënuar rrugaçërisht protokolin elementar të vizitës në një komunë, që nuk mund të bëhet pa informimin paraprak të vizitës në atë komunë”, u shpreh Zogaj.

Në fund, Zogaj thotë që kryetari i komunës Bekim Jashari duke mos qenë i informuar, është krejtësisht i arsyeshëm që kësaj here mirëpo nuk duhet të habiteni nëse herën tjetër Jashari u ofron mirëseardhje petroviqëve.

“Por, bashibozuku serb guxoi ta bënte, pa i njoftuar kompetentët komunal! Kryetari i komunës Bekim Jashari duke mos qenë i informuar, është krejtësisht i arsyeshëm që kësaj here ka bërë sehirë, por në një rast tjetër, petroviqët duhet të mos habiten nëse Bekim Jashari vagabondëve u ofron mirëseardhje duke ua vënë prangat dhe duke i tërhequr zvarë nëpër rrugët e Skënderajt”, përfundoi Zogaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat