Haziri e zbulon shantazhin e Ramushit ndaj LDK-së: Haradinaj nuk është njeriu i duhur për president të vendit – nuk i ka përfunduar çështjet me Specialen

Politika

Haziri e zbulon shantazhin e Ramushit ndaj LDK-së: Haradinaj nuk është njeriu i duhur për president të vendit – nuk i ka përfunduar çështjet me Specialen

Nga: N. H Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 21:04
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një debat televiziv ka akuzuar rëndë Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), derisa i ka quajtur zyrtarët e kësaj të fundit si “hajnat e Klanit Pronto”.

Haradinaj vazhdon të insistojë për të marrë postin e presidentit të vendin, përkundër prishjeve të raportove me PDK-në.

Analisti politik, Nexhat Haziri në një prononcimi dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se si kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po ashtu edhe Partia Demokratike e Kosovës, i kanë shumë borxhe Kosovës, pasi sipas tij, me veprimet e tyre e kanë dëmtuar shumë shtetin e Kosovës.

Ai e përsërit edhe njëherë, se Haradinaj nuk është njeriu i duhur për president të vendit, për shkak të fuqisë së vogël politike që ka partia e tij.

Image
Nexhat Haziri

“Edhe Ramushi edhe PDK-ja, nëse mund të flitet për borxh, i kanë Kosovës, pasi më veprimet e tyre politike, korruptive e kriminale kanë bërë që sot Kosova të jetë në këtë “dergje”. Andaj as Haradinaj e as PDK-ja nuk mund t’i shesin njëra-tjetrës moral sa i përket gjendjes në vend, përpos që mund ndoshta të bëjmë njëfarë matje se cila palë është më e korruptuara apo më e kriminalizuar. E kam thënë edhe më parë se Ramush Haradinaj nuk është njeriu i duhur për president të vendit, për shkak të fuqisë së vogël politike që ka partia e tij që dëshmon se ai nuk gëzon mbështetje tek qytetarët e vendit, dhe kjo përkthehet në atë se një njëri i tillë nuk mund ta përfaqësojë unitetin politik e qytetar të vendit”, shprehet fillimisht Haziri.

Haziri kujton po ashtu se lideri AAK-së, edhe më tej nuk i ka të mbyllura çështjet me drejtësinë, konkretisht me Gjykatën Speciale.

“Pastaj po ashtu duhet ta kemi parasysh se z. Haradinaj akoma nuk i ka të mbyllura çështjet me drejtësinë, konkretisht me Gjykatën Speciale nga e cila është intervistuar si i dyshuar për krime lufte. Kosova nuk e ka luksin që t’ua përmbush ambiciet politike njerëzve si Haradinaj apo siç ishte ish-presidenti Thaçi, pasi është një koste shumë e lartë që po e paguan vendi, qoftë në rrafshin e brendshëm poashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar, si një shtet që udhëhiqet nga njerëz të inkriminuar që karrierën e tyre politike e kanë të ndërtuar mbi vrasje, krim dhe korrupsion”, tha ai.

Krejt në fund, ai ka theksuar se tentativa e Haradinajt më shumë kjo bëhet për ta shantazhuar partnerin më të madh në koalicion LDK-në.

“Edhe oferta e tyre, gjegjësisht e z. Haradinaj për një koalicion parazgjedhor me LVV-në nuk do t’i ndihmojë në realizimin e ambicies së tij, për më shumë kjo bëhet për ta shantazhuar partnerin më të madh në koalicion LDK-në. Andaj nëse vetëm z. Haradinaj vazhdon me shtantazhimin e tij në raport me qeverinë e kryeministrit Hoti se nëse nuk zgjidhet ai në postin e presidentit vendi do të shkoj në zgjedhje, unë do të vendosja për opsionin e dytë, shkuarjen në zgjedhje të parakohshme që vendit t’i japim udhëheqës me kredibilitet moral e politik, njerëz me dije dhe vizion e jo më njerëz më të kaluar kriminale siç e patëm , apo siç ka shprehur dikush ambicie për t’u bërë I pari I vendit. Çka është mjaftë, mjaftë, Kosova meriton përfaqësim më të mirë e më dinjitoz”, tha krejt në fund, analisti politik, Nexhat Haziri, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat