Schieb: Pres bashkëpunim të shkëlqyeshëm të ShBA-së e BE-së rreth Ballkanit Perëndimor

Politika

Schieb: Pres bashkëpunim të shkëlqyeshëm të ShBA-së e BE-së rreth Ballkanit Perëndimor

Nga: B.S. Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 12:38
Thomas Schieb

Ambasadori gjerman në Serbi Thomas Schieb deklaroi sot se bilanci i këtij viti i Serbisë në shtetin e së drejtës nuk ishte i kënaqshëm për hapjen e kapitujve të rinj në negociatat e pranimit me BE-në, por që ai ka një ndjenjë se qeveria e re dëshiron të angazhohet për reforma.

"Shpejtësia me të cilën vendi kandidat i afrohet BE-së varet kryesisht nga zbatimi i reformave në fushën e sundimit të ligjit, në të cilat Serbia nuk ka bërë shumë përparim këtë vit... Është konstatuar se përparimi është modest dhe se nuk janë plotësuar kushtet për hapjen e kapitujve të rinj, për çka nevojitet vendimi unanim i të gjitha vendeve anëtare", ka thënë Schieb për N1-në.

Ai shtoi se kishte ndjenjën se "qeveria e re është shumë e angazhuar dhe tashmë ka filluar t'u përkushtohet këtyre reformave".

"Vetëm mund të inkurajojmë qeverinë të vazhdojë në këtë rrugë, siç është miratimi i planit të veprimit në lidhje me strategjinë e medias ... Nuk ka asnjë arsye për zhgënjim, ne tani duhet të shkojmë drejt anëtarësimit me dinamizëm dhe entuziazëm të plotë," shtoi ai.

Shib përsëriti se "procesi i integrimit evropian nuk ka përfunduar pa vendet e Ballkanit Perëndimor".

I  pyetur për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Shcieb tha se është mirë që është vazhdua pas një bllokimi 20-mujor, por që nuk besonte se do të bëhet përparim në një kohë të shkurtër.

"Bisedimet janë duke u zhvilluar..., jam optimist, por duhet të kemi durim. Nuk besoj se do të arrihet brenda i vërtetë për një kohe të shkurtër, por është pozitive që dialogu është rinovuar dhe se bisedimet janë duke u zhvilluar," tha ai.

Shcieb tha se ai pret që bashkëpunimi midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, i udhëhequr nga administrata e Presidentit të sapozgjedhur e Joseph Bidenit, të jetë pozitiv.

"Pres një bashkëpunim të shkëlqyeshëm rreth Ballkanit Perëndimor, por evropianët nuk duhet të kenë iluzione sepse Uashingtoni do të presë që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi. Evropianët duhet të përfshihen dhe të angazhohen për këtë", tha ambasadori gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat