Analisti politik kritikon ashpër LVV-në: Nuk votuan as ligjet që i sponsorizuan ata

Politika

Analisti politik kritikon ashpër LVV-në: Nuk votuan as ligjet që i sponsorizuan ata

Nga: A.Z Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 15:28
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës, që përkundër që është në opozitë, sipas kësaj partie, ekzistojnë negociata mes LDK-së dhe PDK-së për të vazhduar “jetëgjatësia” e Qeverisë Hoti.

Duke komentuar ultimatumin e PDK-së për postin e Presidentit ose i japin votat për rrëzimin e Qeverisë Hoti, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu ka thënë se PDK dhe LDK, sipas tij, po u shmangen zgjedhjeve, pasi që siç ka deklaruar ai, të dyja u kanë frikën këtij procesi.

Këtë e ka komentuar analisti Leon Duhanaj, i cili në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se LVV në të gjitha aktivitetet, nuk merret me asgjë tjetër veçse me konspiracion dhe destruktivitet. Ai thotë se që nga koha që është në opozitë asnjë ligj nuk e kanë votuar, madje as ato që i kishin sponsorizuar në kohën kur ishin në qeverisje.

“Lëvizja Vetëvendosje, në të gjithë aktivitetin e sajë, nuk merret me asgjë tjetër, por me konspiracion dhe destruktivitet. Që nga koha që është në opozitë asnjë ligj të vetmin nuk e kanë votuar, madje as ligjet të cilat vetë i kishin sponsorizuar në kohën kur ishin në qeverisje. Një subjekt destruktiv i tillë politik, në një vend me demokraci të zhvilluar ku emancipimi politik tek qytetarët është i lartë, nuk do të votohej më për të qenë pjesë e parlamentit”, tha ai.

Tutje ka shtuar se kur bëhet fjalë për lajmet e publikuara se kinse PDK ka dhënë ultimatum në lidhje me pozitën e Presidentit, tashmë doli të jetë lajm i rremë dhe e demantuar nga PDK.

Sipas Duhanaj, Kosova ka nevojë për unitet politik e assesi për agjenda elektorale. Zgjedhjet i sheh si opsion dhe mjet demokratik për ndryshime politike por që nuk garantojnë edhe zgjidhje.

“Kur bëhet fjalë për lajmet e publikuara se kinse PDK ka dhënë ultimatum në lidhje me pozitën e Presidentit, ajo tashme doli të jetë lajm i rrem dhe është demantuar nga PDK. Kosova ka nevojë për parti të përgjegjshme karshi institucioneve, qytetarëve dhe përgjegjësive kushtetuese. Kosova, ka nevojë për unitet politik, e assesi për agjenda elektorale, çdoherë sipas modelit, nëse ne nuk qeverisin, atëherë opsioni i vetëm janë zgjedhjet. Zgjedhjet janë opsion dhe mjet demokratik për ndryshime politike, por ato nuk garantojnë edhe zgjidhje, në rast që ke subjekte politike të papërgjegjshme, të cilat nuk kanë gatishmëri bashkëpunimi me njëra tjetrën”, përfundoi Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat