Kjo është e vërteta e takimit ndërmjet Lumir Abdixhikut dhe Baton Haxhiut, LDK-ja të distancohet!

Politika

Kjo është e vërteta e takimit ndërmjet Lumir Abdixhikut dhe Baton Haxhiut, LDK-ja të distancohet!

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 11 dhjetor 2020 Në ora: 12:38
Takimi në mes Lumir Abdixhikut dhe Baton Haxhiut

Ditë më parë është publikuar në rrjetet sociale një fotografi nga një takim ndërmjet ish ministrit në Qeverinë Kurti, Lumir Abdixhiku me gazetarin Baton Haxhiu. Bashkë me Haxhiun dhe zyrtarin e LDK-së, ka qenë edhe Astrit Gashi.

Emri i Lumir Abdixhikut është përmendur si një kandidat i mundshëm për kryetar të LDK-së, në kohën kur po flitet për reforma brenda kësaj partie. 

Gjithashtu Abdixhiku është përmendur edhe si kandidat i mundëshm i LDK-së për kryetar të Prishtinës. Ndërkaq i njëjti është kritikuar edhe pse nuk është pjesë e Qeverisë Hoti.

Demaj: LDK të distanochet nga ky takim!

Image
Vendim Demaj

Ish pjesëtari i Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës dhe njohësi i ҫështjeve politike, Vendim Demaj në një prononcim për “Bota sot” thotë se duke i ditur raportet ndërmjet Hashim Thaҫit dhe Baton Haxhiut, takimi i tij me zyrtarë të LDK-së, vërteton se LDK-ja është kapur nga Thaҫi.

“Duke ditur marrëdhëniet mes Hashim Thaçit dhe Baton Haxhiut, takimi i tij me kupolën e LDK-së vërteton katërcipërisht se lidershipi i LDK-së është i kapur nga z. Thaçi dhe ky takim në këtë moment i emisarit të Hashimit bëhet kur në pyetje është zgjedhja e Presidentit për të cilin z. Thaçi para se të udhëtonte për në Hagë ka marr garanci nga ana e z. Mustafa që presidenti do të jetë nga radhët e PDK-së dhe posaçërisht për Vlora Çitaku, e cila u urdhëruar nga Thaçi që të tërhiqej nga posti i ambasadores së Kosovës nga Uashingtoni”, vlerëson Demaj.

Tutje, ai thotë se ky takim është bërë me ‘bekimin’ e Isa Mustafës, liderin e LDK-së, andaj elita e kësaj partie duhet të distancohet nga ky takim.

“Në takimin e organizuar mes z. Haxhiu dhe zyrtarëve të LDK-së është bërë me bekimin e Isa Mustafës, prandaj elita politike e LDK-së duhet të distancohet urgjentisht nga ky takim guerilas dhe të kërkohet dorëheqja e z. Mustafa i cili vazhdon pazaret për postet udhëheqëse  të Kosovës. Nëse LDK lejon që postet qeverisëse të Kosovës, të jenë peng i pazareve personale të z Mustafa, atëherë kjo forcë politike është në fazën e realizimit të misionit të titistit të fundit të Jugosllavisë, që është shpërbërja dhe shkatërrimi i identitetit të LDK-së dhe nxjerrja e saj jashtë skenës vendimmarrëse të politikës së Kosovës”, thekson Demaj.

Analisti politik Skender Zogaj thotë se ndonëse nuk ka informata për këtë takim.

Image
Skender Zogaj

“Nuk kam asnjë lloj informate për takimin e LDK-së me Baton Haxhiun, por, nëse ka pasur takim, nuk e shoh asgjë të keqe, sepse, takimet janë e drejta më elementare e të drejtës njerëzore dhe absolutisht e pacënueshme! Mirëpo, Kosovën e ka rrëmby e keqja dhe e kanë kapluar ethet konsiprative, që po prodhojnë energji negative antinjerëzore, me fushata denigruese deri në absurditet, që kërkon edhe ndalimi  e takimeve! Kjo është gjendje e thellë depresive  e trashëguar nga ish sistemi i diktaturës komuniste, e cila kerkonte që njerëzit të distancohen edhe nga ëndrrat që i kanë pa në gjumë”, vlerëson Zogaj.

Ai thotë se një takim i tillë nuk duhet të parë me vështrimin e keq. Tutje Zogaj thotë se ‘në traditën e LDK-së takimet dhe bisedat janë mēnyra dhe mjeti kryesor i veprimtarisë partiake’.

“Prandaj, nëse zyrtarët e LDK-s janë takuar me Baton Haxhiun, sigurisht që këtë e kanë bërë për qejfin e tyre, me dëshirën e tyre dhe për qëllime e tyre! Pse u dashka që ky takim të shikohet me syze të zeza dhe dyshime të liga! Baton Haxhiu është qytetar i lirë dhe me të drejta të plota qytetare! LDK-ja është parti politike legale dhe autonome, në një shoqëri demokratike, ku takimet dhe bisedime janë mënyra më e preferuar e çdo lloj sqarimi dhe marrëveshjeje! Nëse Kosova po takohet dhe po bisedon me serbët, armiqët gjakatarë më të urryer, që na kanë vra, pre, djeg, dhunu dhe kriju plagë të pashërueshme, pse u dashka të jetë i ndaluar takimi me Baton Haxhiun?! Në traditën e LDK-së takimet dhe bisedat janë mënyra dhe mjeti kryesor i veprimtarisë partiake”, vlerëson Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat