Jeremiq akuzon Vuçiqin: Po e dorëzon Kosovën që të huajt të mos e shohin diktaturën

Politika

Jeremiq akuzon Vuçiqin: Po e dorëzon Kosovën që të huajt të mos e shohin diktaturën

Nga: B.S. Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 08:08
Vuk Jeremiq

Kryetari i Partisë popullore (NS) të Serbisë Vuk Jeremiq i ka bërë ftesë kryetarit të Serbisë Alkesandar Vuçiq që t'u thotë qytetarëve se çfarë fiton Serbia me dorëzimin e nesërm të sistemit elektroenergjetik në Veri të Kosovës sistemit të përbashkët të "Kosovës së vetëshpallur dhe Shqipërisë".

"Çfarë morëm duke i dorëzuar Prishtinës numrin e telefonit ndërkombëtar? Çfarë morëm duke dorëzuar gjykatat dhe sistemin shëndetësor tek autoritetet e Prishtinës dhe duke tërhequr strukturat e sigurisë së Serbisë nga veriu i Kosmetit? Vuçiqi dorëzoi të gjitha ato në shtatë vitet e gjysmë të fundit, ndërsa që nga e hëna sistemi i energjisë elektrike në veri nuk do të jetë më pjesë e Elektroekonomisë së Serbisë",  ka thënë Jeremiq në një deklaratë me shkrim, transmeton "Danas".

Siç theksoi ai, "shteti i Serbisë dhe qytetarët e saj nuk morën asgjë, kontrollin mbi veriun e krahinës e morën kriminelët dhe autoritetet e Prishtinës, por Vuçiqi personalisht mori atë që kërkoi nga të huajt - të kthenin kokën nga diktatura në Serbi dhe të mos problematizohen ekseset e tij të shpeshta".

Jeremiq deklaroi se "Vuçiç dorëzoi gjithçka që ai premtoi ndërsa rrotullohej në dysheme në Bruksel" dhe se Serbia nuk mori "as Asociacionin e lirshëm të Komunave Serbe", për çka ështeë rënë dakord në marrëveshjet e Brukselit.

Jeremiq tha se Vuçiqi, ndërsa tërhoqi Serbinë nga Kosova, e sulmoi atë për shkak të shkuarjes para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

"Është e vërtetë, megjithatë, që falë mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ekskluzivisht nga nënshkrimi i Serbisë varet nëse Prishtina do të jetë në gjendje të bëhet anëtare e KB-së, domethënë shtet i pavarur i njohur ndërkombëtarisht", ka thënë Jeremiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat