Lobimet dhe mbrojtja e Hashim Thaçit të kushtueshme

Politika

Lobimet dhe mbrojtja e Hashim Thaçit të kushtueshme

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 15 dhjetor 2020 Në ora: 22:26
Hashim Thaçi

Kosova kishte një president kontravers, fatal. Emërimi i i tij ishte supër-specifik. Dy kryetarë partie biseduan, pa asnjë autorizim partiak dhe konkluduan, në një marrëveshje të marrëzishme, supër-banditeske: "Unë kryeministër sot, ti president nesër!" Isa dhe Hashimi vendosën kështu, sepse, më parë, i kishin dhjerë strukturat e partisë, elektoratin e tyre dhe popullin! Po deshi lë ta provojë dhe ta demantojë ndokush këtë të vërtetë absolute. 

I gjithëfuqishmi Hashin Thaçi ishte gjithëçka: kryeministër-zyrtarisht, por, edhe president, ministër i jashtëm, dirigjues i të gjitha institucioneve shtetërore! Pra, kapës i shtetit, përfshi sistemin e drejtësisë dhe vet Gjykatë Kushtetuese, që proklamohej si i vetmi institucion i besueshëm, por, që rezultoi të jëtë "pordhë e ftohtë!"

Kongresmenë, senatorë, përsonalitete botërore, në veçanti, amerikane, lobistë shqiptarë, arritën të hartojnë dhe dorëzojnë kërkesën e çuditshme për "Çmimin Nobel" të Hashim Thaçit!?! Madje, një personalitet lajthiti keqas, duke e quajtur Hashimin "Xhorxh Washingtonin shqiptar!" Por, amerikanët, edhe pse të vonuar në shtetësi, kanë djegur etapat, me prakticizmin e tyre, kanë tejkaluar kombet e hershme. Dhe, kur Hashimi u prangos, administrata amerikane, u distancua nga ai vlerësim paushall, duke e quajtur të nxituar, në saje të dezinformacionit. Krejt OK-ej.

Në vitet `90-a, kur Kosova kishte nevojën akute të shpërfaqjes të halleve të saj, në Qendrat e Vendosjes në botë, një artikull shkrimor, në gazetat prestigjioze, kushtonte mijëra dollarë. Dhe, ne që ishim më afër Qeverisë në ekzil, fillimisht, shprehnim habi. Por, më vonë kuptuam se asgjë nuk lëvizte pa paguar, madje, "sa frengu pulën", siç  thonë në zhargonin gazetaresk. Mendoni, sa shumë mijëra dollarë, ka derdhur i gjithëpushtetshmi Hashim Thaçi, për të ardhur deri ke kandidatura për "Çmimin Nobel!"

E dhimbshme "loja" me territorin e Kosovës!

Fillimisht, është përfolur, më vonë është faktuar, se lobimi i Hashim Thaçit, tashmë, në cilësinë e presidentit, për ndarjen e Kosovës, ka qenë mjaft i kushtueshëm, për buxhetin e shtetit. Atëherë, kjo nismë konsiderohej e pabesueshme, por, mjerisht, rezultoi e vërtetë! Një kontribut për zbulimin e kësaj afere, dha edhe Ramush Haradinaj, kur e quajti Vlorë Çitakun "ambasadore të Hashim Thaçit!" Dhe, këtë e mësoi nga lobistët shqiptarë, me disa syrësh Ramushin e lidhë miqësia krahinore dhe vjelja e fondeve të përsëritura, në përballje me drejtësinë ndërkombëtare si dhe në fushatat e dendura zgjedhore.

E vërteta e lobimit të Hashim Thaçit, për ndarjen e Kosovës, u konkretizua me vizitën e Edvin Ramës në Beograd,  dhe takimin me Aleksander Vuqiçin, deklarata e bujshme patriotike e tij për Kosovën. Më vonë, veprimtaret serbe, për të Drejtat e Njeriut, Natasha Kandiç dhe Sonja Biserko, do të zbulonin dhe denonconin bisedimet konspirative të Ramës me Vuqiçin, "kumbarët e ndarjes të Kosovës", në Nish të Serbisë!. 

Në sinkronizim, partizanët e Hashimit për ndarjen e Kosovës, organizuan një takim, me disa qytetarë në Mitrovicë. Kjo ishte një parapërgaditje për popullin. Në krye të organizimit ishte kreu i PDK-së, Kadri Veseli. Por, më i drejtëpërdrejtë, për këtë nismë, ishte Raif Çela, një ish i burgosur politik. Veriun e Kosovës, sikur e knsideronte të huaj për Kosovën! Ndërkohë, Veseli do të ndërronte mendje, në kundërshti me shefin e tij, Hashimin, qe tërhequr nga ky pazar.

Shumë më i avancuar në ndarjen e Kosovës, si dhe në arsyet e këtij akti makabër, ishte Baton Haxhiu. Ai në një debat televiziv, foli me gojën e tij, por, me mendjen e Hashimit. Ishte një shpalosje e qëllimshme e idesë së ndarjes dhe pazareve tjera me Serbinë, kryesisht, në këmbim të lirisë të Hashim Thaçit! Në mes tjerash, Batoni tha:

1) Veriu i Mitrovicës t`i lihet Serbisë; 

2) Gjykata Speciale të zhbëhet;

3) Krimet reciproke të falën, kanë kaluar 20 vjetë, të bëhet pajtimi serbo-shqiptarë!

Milionat e avokatëve të huaj dhe drejtësia e dyshuar 

Ligjërisht, thuhet so fondacionet krijohen me ligj të Kuvendit. Por, "Fondacioni për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit", mësohet të jetë krijuar nga familja e tij, pa përfillur fare Kuvendin! Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 mlionë euro, për mbrojtjen e 4 (katër) të akuzuarëve potencialë nga Gjykata Speciale. Megjithatë, avokatët ankohen se janë pak! 

Pse duhet të këtë 5 (pesë) avokatër Hashim Thaçit?! Madje, pse duhet të jenë të huaj, kur dihet se avokati shërben për grumbullimin dhe hetimin e fakteve mbrojtëse nga vendi, Kosova, Shqipëria, për çka edhe akuzohen të arrestuarit. Lind dyshimi i bazuar, se të huajtë i gjejnë më lehtë lidhjet e duhura: avokat-gjyqtar, për t`i ndarë milionat, rrjedhimisht, për ta blerë pafajësinë e fajtorit!

Avokati britanik, Ben Emerson, deklaron se mbrojtja e Ramush Haradinaj, vite më parë, ka kushtuar 11(njëmbëdhjetë)  milionë euro! Prej tyre pranon se ai ka marrë, njëherësh, 5(pesë) milionë euro! Qytetarët e varfër të Kosovës, paguajnë milionat për avokatët matrapazë e kriminelë. Pikërisht për këtë populli asnjëherë nuk është bindur në pafajësinë e të akuzuarëve në Hagë, ashtu siç nuk do të bindet as pas pagesave të milionave, për avokatët mbrojtës e, pse jo, edhe për gjyqëtarët e tyre.

Për çudë, LVV shquhet për kundërshti e parimësi, kur është fjala për financat dhe administrimin me përgjegjësi të parasë së shtetit. Megjithatë, dy të parët e Lëvizjes, Albini dhe Glauku, kanë aprovuar  pagesën e mbrojtjes dhe shpenzimet tjera, për të akuzuarit. Realisht, LVV ka qenë konfuze lidhur me Gjykatën Ndërkombëtare, dje dhe sot. Zgjidhja që ofron LVV se, kinse, "i dënojmë ne, në Kosovë", ka dështuar dhe insistimi i mëtejmë për drejtësi vendore, është utopi dhe hipokrizi! LVV dështoi qysh në nismë të Vettingut, kur juristët korruptivë e kriminelë, refuzuan të futeshin në testim, provë!

Akuzat që i bëjnë Hashim Thaçit Vetëvendosje, AAK-ja me horrakët tjerë, pse themeloi Gjykatën Speciale, është hipokrite, madje, e poshtër. Analisti i përkushtuar dhe brilant, Skënder Zogaj, thotë se në Kosovë kanë ndodhur 700 vrasje për motive politike. Ndërsa profesori i Shkencave juridike, Riza Smaka, shifrën e ngrehë tej 1.000 të vrarëve. Ndërkohë, statistikat faktojnë për 1.822 kundërshtarë politikë të ekzekutuar. Në mes tyre, edhe 23 dëshmitarë, i fundit në shkurtin e vitit 2020, dëshmtar potencial i Gjykatës Speciale në Hagë.

Prandaj, Gjykata Speciale është krijesë e një realiteti makabër dhe shumë qindra varreve të kësaj ploje të planifikuar, me emra të listuar, me komunikata faktuese, kërcënuese e terrorizuese, që mbajnë siglën e SHP të UÇK-së. Aprovimin e kësaj Gjykate, Hashim Thaçi e ka motivuar, madje, bindshëm, edhe me vrasjen e organizuar të dëshmitarëve. E, sidomos akuza e tij për bandat kriminale të Dukagjinit, ku, veç tjerëve, janë ekzekutuar edhe 4 (katër) oficerë të Policisë Speciale Hetimore, të cilët, duhet të varroseshin bashkë me faktet hetimore të tyre.

Andaj, lërëni Hashimin me bëmat e tij, pa i shtuar akuza e shpifje, që nuk i takojnë! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat